Skënderbeu përgatit shitjet e radhës, gati dy largime

Skënderbeu e ka nisur sezonin, por natyrisht me një skuadër shumë ndryshe nga sezoni i shkuar. Mosha mesatare e skuadrës është ulur dukshëm, buxheti po ashtu dhe klubi po mundohet të shesë lojtarët që kanë treg.

Tani e kanë radhën Enis Gavazaj e Fidan Aliti, të dy titullarë sezonin e shkuar, të dy të rinj dhe po ashtu me shumë eksperiencë.

Mesfushori ka kohë që pret të largohet, por Skënderbeu ka pritur qetësisht ofertën e duhur, që duket se ka ardhur.

Diskutim i njëjtë për Alitin, mbrojtës mjaft i vlerësuar në treg, i cili nuk mund të qëndrojë më në Superiore.

Brenda pak ditësh pritet zyrtarizimi i shitjes së tyre, me Skënderbeun që do të arkëtojë shifra të rëndësishme dhe do të vijojë procesin e rindërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *