Skënderbeu përgatit anti-Dinamon, Daja me më të mirët

Nga Dinamo te Dinamo: në një muaj Skënderbeu kalon nga Zagrebi në Kiev, ku kërkon mrekullinë e radhës, sepse të enjten do të ndeshet me një ekip gjigant si Dinamo e Kievit, skuadra me më shumë trofe në Ukrainë, por me trofe edhe në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, në Korcë nuk kanë më frikë, sepse eliminimi i Dinamo Zagrebit ishte sinjali më i qartë se tashmë Skënderbeu është një ekip evropian dhe nuk ka pse të futet në fushë si inferior.
Edhe pse deklarohet se kampionati është prioritet, trajneri Ilir Daja nuk ka ndërmend të kursejë askënd në Kiev, sepse lojtarët janë në formë perfekte dhe vetëm ceku Neshpor ka nevojë edhe për pak kohë ambientimi.

Kështu, në Ukrainë pritet formacioni më i mirë i mundshëm, me Shehin në portë, mbrojtjen e zakonshme dhe Osmanin e Lilajn përpara, ndërsa Sahiti, Xhejms e Gavazaj do të mbështetin Souenë, i cili është në kërkim të golit të parë në Shqipëri.

FORMACIONI I SKËNDERBEUT NË UKRAINË

Shehi – Vangjeli, Radas, Jahanica, Mici – Osmani, Lilaj – Sahiti, Xhejms, Gavazaj – Suoe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *