Skënderbeu pa mëshirë, Mamurrasi për piknik në Korçë

0

Skënderbeu e ka nisur që sot Kupën e Shqipërisë, duke u zbavitur me Mamurrasin.

U luajt në Korçë, një ndeshje me diferenca të frikshme, aq sa u duk qartë se Mamurrasi i dobët kishte shkuar për piknik në Korçë, i vetëdijshëm se një sfidë të tillë nuk duhej ta luante fare.

Shënoi edhe sulmuesi i sapoardhur Nespor, por erdhën golat e parë edhe për Souenë dhe Demten.

Shënoi dy herë edhe Muzaka, ndërsa u konfirmua momenti i shkëlqyer i Donjet Shkodrës, sërish shënues.

Skënderbeu 8-0 Adriatiku Mamurras 
Shënues: Kelmendi 17′  Muzaka 37′, 53′ (11-m), Shkodra 63′, Nespor 77′, Demte 79′, Soue 80′, 86′

U aktivizuan: Teqja, Taku, Radas (Mici 46′), Dita, Aliti, Muzaka (Shkodra 54′), Demte, Sahiti (Soue 66′), Gripshi, Kelmendi, Nespor.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.