Skënderbeu merr pikë edhe me 10 lojtarë, 4 fitore radhazi te Kukësi derisa gjejnë…Dajën

Skënderbeu nuk ka dalë pa pikë në përballjen ndaj Kukësit që u luajt në transfertë, pavarësisht se si favoritët absolut ishin verilindorët. Pas 4 fitoreve radhazi ishte koha që Kukësi të ndalej në përballjen me korçarët të mbyllur në shifrat 1-1.

Fillimisht ishin miqtë që gjetën golin e parë falë Bruno Ditës. Por Eduart Rroca vazhdon me një performancë brilante, teksa me një gjuajtje të bukur nga hyrja e zonës ka mposhtur portierin kundërshtar. Një tjetër ndërhyrje me kohë vonese nga Asion Daja në minutën e 66, bëri që Jorgji t’i tregojë kartonin e verdhë për të dytën herë dhe për ta nxjerrë nga fusha.

Por pavarësisht kësaj mungese, Skënderbeu ka mbijetuar dhe ashtu si në ndeshjen e parë, nuk ka humbur ndaj Kukësit që në letër ka diferenca të mëdha. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online