Skënderbeu mbijeton zyrtarisht në Superiore, portretizohet edhe ekipi që do të largohet në Kategorinë e Parë

Në Superiore janë mbyllur dy takimet e luftës së mbijetesës, teksa tre ndeshjet e tjera u nisën me 15 minuta vonese për shkakun e mungesës së ambulancës në përballjen mes Partizanit dhe Vllaznisë. Skënderbeu i Memellit ka mbijetuar zyrtarisht në Superiore pas fitores në shifrat 2-1 ndaj Kukësit. Korçarët kaluan në avantazh me Marën dhe Zhan Viktor, ndërsa perla e Ibrahimit nga distanca do të shërbente për statistikë. Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, Skënderbeu ka 5 pikë më tepër se Kastrioti i vendit të “Play-Out”.

Matematikisht i shpëtuar, por finalja e mbijetesës ka prodhuar portretizimin e skuadrës që do të largohet nga elita. Kastrioti ka barazuar 1-1 ndaj Bylisit ku pas golit të Beji ishte autogoli i Carkanji që i dha festën e madhe krutanëve. Këta të fundit kanë një pikë më tepër se Bylisi dhe ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë kundër Kukësit, ndërsa ballshiotët që duken të larguar nga Superiorja do të gjejnë përballë Partizanin që kërkon titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *