Fitorja e vuajtur sot në Lushnjë, kombinuar me humbjen e Kukësit në Durrës, ka bërë që të mbyllet gara për titull. Skënderbeu ka 11 pikë më shumë se kampionët në fuqi, që tashmë dorëzojnë trofeun, pasi deri në fund janë vetëm 3 ndeshje, që nuk do të ndryshojnë asgjë në krye.
Me 22 fitore, 6 barazime e 5 humbje, ecuria e Skënderbeut ka qenë e jashtëzakonshme, duke e vënë rrallë në dyshim kryesimin dhe duke dëshpëruar rivalët sa herë mendonin se do të afroheshin.
Me 19 gola pa asnjë penallti, Soue ka qenë ylli i sulmit, por në çdo aspekt skuadra korçare ka funksionuar si orë zvicerane.
Ndërkaq, Kukësi është tashmë i sigurt në vendin e dytë dhe gara zhvillohet vetëm për vendet 3-4, si dhe mbijetesën, ku gara është shumë e egër.