Skënderbeu: Jashanica kishte alergji, UEFA-n e njoftuam

Në Korçë kanë një çështje të re, atë të pezullimit për doping të Bajram Jashanicës. Mbrojtësi ka pasur nevojë për përdorimin e një medikamenti që shërben ndër të tjera për kurimin e alergjisë dhe klubi Skënderbeu shpjegon se kjo ka qenë arsyeja pse stafi mjekësor ia ka dhënë Jashanicës atë ilaç. Paralelisht, u njoftua edhe UEFA për përdorimin e medikamentit, por nuk u dha autorizim për përdorimin e tij dhe dhe si pasojë, ka çelur procedurë disiplinore. Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrierës se tij, shton klubi në komunikatën zyrtare.

 

Reagim zyrtar mbi çështjen ‘Jashanica’!

Përmes kësaj deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Skënderbeu informon sportdashësit dhe median në lidhje me procedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Z. Bajram Jashanica për kundravajtjen e “përdorimit të substancave dopuese”.

Me datë 28 Shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershëm dhe efektiv. Në përpjesëtim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës së arsyetuar nga ana e klubit, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasojë, ka çelur procedurë disiplinore.

Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht, janë të klasifikuara në kategoritë me të ulta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.

Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrierës se tij.

Faleminderit për mirëkuptimin

Zyra për shtyp!

KF Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online