Shansi i kapur, Mala është shembull!

Mesfushori i Partizanit e shfrytëzoi mundësinë që i dha trajneri Starova. 19-vjeçari është kthyer në titullar dhe mund të bëjë të harrohet dhe Ramadani…

Futbolli është e vetmja lojë që nxjerr në pah ata që vlejnë. Nuk mund të marrim si një thënie të pagabueshme, pasi kemi plot raste që janë “djegur” talentet, por në atë fushën prej 90 metrash të gjatë dhe 45 metrash të gjerë je vetëm përballë një publiku që të vë vulën nëse vlen apo jo. Futbolli është magjik, pasi mund të lindë talente aty ku nuk mbin as bima, e uji është luks, ndonjëherë dhe ushqimi.
Në atë fushën me ata parametra jo të sakta, mjafton një top dhe dëshirë për të treguar talentin dhe i bind të gjithë. Partizani ka parë shpesh shembuj të tillë në këto dy vitet e fundit. Rasti i Ylber Ramadanit është më i freskëti. I riu pati shansin e tij dhe e fitoi me “dhunë” formacionin. Në të njëjtën situatë është dhe mesfushori tjetër, Esat Mala. Kush besonte në aftësitë e tij kur nënshkroi kontratë me ekipin e kuq? Thuajse askush, madje dhe komentet në ditën e prezantimit të tij ishin mjaft të ashpra kundrejt klubit të kuq, por tani duhet t’i hanë të gjithë fjalët që kanë thënë mbrapsht.

MALA – Historia e tij është e ngjashme me shumë të rinj të tjetër që rendin pas topit për të kapur ëndrrën e tyre të madhe. Mala e nisi vrapin e tij të lehtë nga Shkolla e Futbollit “Loro Boriçi”. I riu la vendlindjen e tij Kosovën për të ndjekur ëndrrën e tij. Pasi u djeg mosha e tij te të rinj, futbollisti i datëlindjes 1998 zgjodhi Partizanin B. Aty nisi dhe sprinti i tij, kishte pak kohë për të bindur drejtuesit e kuq për t’i dhënë një kontratë. I riu u stërvit me ekipin e dytë të Partizanit dhe luajti me ekipin e Ballkanit në Kosovë. Cilësitë e tij të mira ranë në sytë e drejtuesve të kuq dhe në janar Mala nënshkroi kontratën e jetës.

Futbollisti nuk iu dha shumë mundësi, pasi përpara emrave si Batha dhe Telushi, ku mund të kishte vend për Malën? 19-vjeçari nuk u mërzit por u stërvit fort, disa shpërthime të vogla dhe meritoi vendin në 18-she. Një mundësi për të luajtur dhe tashmë kthyer në titullar. Një mundësi i dha Starova dhe ai e mori vendin me “dhëmbë”, e për të kuptuar dëshirën e madhe të këtij futbollisti për të luajtur kujtojmë episodin që ndodhi në ndeshjen ndaj Lushnjes. Starova e thirri për ta pyetur nëse mund të vazhdonte për të aktivizuar Ramadanin dhe përgjigjja e tij ishte e qartë: “Po, dua të vazhdoj”. Tekniku i dha mundësinë të mbarojë ndeshjen dhe zëvendësoi kapitenin Bathën. Po kur të vijë Telushi, si do të bëjë Starova? Një dhimbje tjetër koke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online