Skënderbeu i ndarë më tresh, disa të huaj nisen nga Serbia

Axhenda e udhëtimit të Skënderbeut drejt Kroacisë është bërë e ditur prej ditësh nga gazeta, por duhet thënë se një detaj tepër i rëndësishëm është mësuar dje. Tashmë mund të themi se ekipi korçar do të udhëtojë i ndarë në tre grupe dhe do të bashkohet në Zagreb.

Pjesa më e madhe e skuadrës dhe stafi teknik e ai mjekësor do të nisen të gjithë nga Shkupi, ndërkohë që do të ketë edhe të tjerë, që do të udhëtojnë më vete. Presidenca ka vendosur të udhëtojë nga Aeroporti i Selanikut në Greqi. Por dje është mësuar se do të jenë dy apo tre lojtarë të huaj të Skënderbeut, midis tyre edhe Xhejms apo Soue, që do të nisen drejt Serbisë e më pas drejt Kroacisë.

Kjo ndodh për shkak se afrikanët gjithmonë kanë pasur probleme për vizat dhe korçarët e kanë zgjidhur në këtë mënyrë udhëtimin. Mbërritja në Kroaci është parashikuar në të njëjtin orar pak a shumë për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online