Martin Neshpor dhe Skënderbeu, një martesë që nisi me premtime e shpresa të mëdha, por që përfundoi në pak muaj, aspak lavdishëm.
Sulmuesi çek i klubit korçar, afruar në gusht me nxitim, rezultoi një zhgënjim, për shkak të dëmtimeve dhe formës zhgënjyese, ndaj Daja hoqi dorë prej tij shumë shpejt.
Problemi qëndronte te kontrata, me sulmuesin që ishte në huazim dhe Zaglebie nuk dëshironte ta prishte marrëveshjen.
Skënderbeu e çoi tek të rinjtë, si ndëshkim, me shpresën se çeku do të bindej të largohej. Mision i realizuar me sukses, sot Nespor është bashkuar me Zaglebien për fazën përgatitore dhe Skënderbeu heq qafe pagën e tij të frikshme, rreth 15.000 euro në muaj.