Lejdi Liçaj, dhuratë për ditëlindje… Luftëtarin!

Lejdi Liçaj u mendua gjatë, priti javë të tëra, shkoi në Turqi me Flamurtarin dhe tashmë e ka vendosur, do të shkojë te Luftëtari.

Anësori vlonjat, i aftë të luajë pa problem në mbrojtje dhe në mesfushë, ka shkëlqyer në Gjirokastër, por verën e shkuar shprehu dëshirën të kthehej në vendlindje dhe Sinan Idrizi ia plotësoi.

Gjithsesi, Liçaj nuk u bë dot titullar në Vlorë, edhe pse shënoi golin me të bukur të sezonit në Lushnjë, ndaj tani ka vendosur të kthehet në shtëpinë e tij të dytë.

Në Gjirokastër është i mirëpritur, edhe për faktin se gjen disa lojtarë vlonjatë, ndërsa sot Dejvi Bregu i ka uruar ditëlindjen, me kthimin në Gjirokastër si një dhuratë e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online