Pas largimit të Ilir Dajës nga kreu i pankinës, Skënderbeu ka nisur nga puna për të sjellë zëvendësuesin e tij në Korçë. Nuk kanë marrë shumë kohë dhe akordi duket se është arritur. Julian Ahmataj është trajneri të cilit do i besohet drejtimi i skuadrës.
“Supersport” bën me dije se presidenti Takaj ka arritur marrëveshjen me teknikun 41-vjeçar, që pritet kështu të kthehet në krye të detyrës pas asaj aventure të shkurtër me Tiranën në kampionatin që lamë pas. Në fillim të javës së ardhshme pritet të nisë nga puna me korçarët.
Ndërkohë në kampin kuqeblu ende presin një vendim nga Gjykata Federale e Zvicrës, që ka një rëndësis të madhe në sezonin e ardhshëm për Skënderbeun. Një përgjigje pozitive do të sillte rikthimin në ato nivele të dikurshme, kur juglindorët shkruanin historinë dhe mbërrinin deri në grupet e Europa League./Halit Delibashi-Sport ESkpres/