Skënderbeu fiton ndeshjen e prapambetur kundër Ilirisë, tani shkon 7 pikë më sipër Laçit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Skënderbeu ka arritur të fitojë ndaj Ilirisë në ndeshjen e prapambetur në shifrat 2-0. Korçarët ia kanë dalë të triumfojnë falë golave të Abiodoun dhe Cucka. Në fundin e pjesës së parë, Abiodun shënoi golin e parë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë, Skënderbeu shënoi me anë të Cuckas në minutën e 57. Një fitore me shumë vlera kjo për Skënderbeun pas asaj që ndodhi në takimin e parë. Me këtë triumf, korçarët mbajnë vendin e parë me 7 pikë më shumë se Laci në vendin e dytë. /Sport Ekspres/