“Skënderbeu e ka pasur shumë më të vështirë se Tirana”, gazetari bën krahasimin mes ekipeve

E shkuara dhe e tashmja në futbollin shqiptar! Kështu mund të etiketohet Skënderbeu dhe Tirana, me korçarët që arritën në grupet e “Europa League”, madje nën drejtimin e Dajës duke eliminuar gjigandët e Dinamo Zagrebit.

Një arritje e jashtëzakonshme kjo për këtë skuadër, ndërsa aktualisht vuan dënimin e madh që e ka lënë pa Europë, duke nisur edhe shpërbërjen me largimin e lojtarëve të rëndësishëm. Nga ana tjetër është Tirana që arriti të kualifikohej në turin e parë të “Champions League”, ndërsa në përballjen me kampionët e Serbisë, Zvezdën, tregoi se ishte shumë më lartë në lojë, megjithëse u eliminua. Por kush e ka pasur më të vështirë rrugëtimin e tyre në Europë? Gazetari Tami Kona në analizën e bërë për “Syri.tv” është i qartë në mendimin e tij.

“Rrugëtimi i Skënderbeut ka qenë shumë më i vështirë se i Tiranës se ka qenë me dy takime. Rasti me Dinamon e Zagrebit ishte e fundit fare, por kur e mendon që mposhte Milsamin, Karagandin. Skënderbeu shkonte dhe fitonte jashtë në transfertë, pastaj fitonte edhe në shtëpi. Tani Tirana është më e kuotuara në kampionatin shqiptar. Pasi të largohet Muçi duhet të gjejnë një futbollist që nuk është këtu në Shqipëri për ta zëvendësuar. Vetëm Vasil Shkurtaj mund të jetë si zëvendësues për të, por nga informacionet që kemi, nuk është e mundur”, tha Kona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *