Pas 33 vitesh Napoli doli kampion i Italisë. Nuk kishte gjumë mbrëmë në jug të Italisë. Një barazim 1-1 kundër Udineses do të thoshte që titulli u sigurua matematikisht për napolitanët pesë javë para fundit.
Pas ndeshjes pati një festë të madhe si të lojtarëve dhe tifozëve që ndodheshin në Udine, po ashtu edhe të tifozëve në Napoli, mund të themi banorë të këtij qyteti sepse pothuajse të gjithë brezat ishin në rrugë.
Një festë e veçantë është zhvilluar në stadiumin “Maradona”, ku janë mbledhur rreth 54 mijë tifozë dhe kanë ndjekur transmetimin e ndeshjes.
Pas mesnate, qyteti priti një shfaqje spektakolare fishekzjarre dhe mund të themi me siguri se qielli po digjej mbi Napoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/