Skena të pazakonta te Chelsea-Fulham! 7 burra të çuditshëm, nisën të lanin dhëmbët në stadium gjatë ndeshjes

Futbolli nuk është më vetëm një sport. Stadiumet dhe ndeshjet përdoren për promovime dhe gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me lojën më të njohur në botë. Këtë e treguan edhe ngjarjet në Stamford Bridge gjatë ndeshjes Chelsea – Fulham.

Tifozët e Chelseat reaguan ashpër në Stamford Bridge pasi gjatë ndeshjes kundër Fulhamit u bë një promovim i çuditshëm i filmit të ardhshëm ‘Argylle’.

Në fillim të kësaj jave, Enzo Fernandez u fotografua me një çantë shpine të pazakontë në stërvitje dhe më vonë u zbulua se ishte edhe ajo një promovim filmi.

Por drejtuesit e bluve shkuan një hap më tej pasi shtatë “të çuditshëm” të veshur me rroba identike lanë dhëmbët teksa po luhej ndeshja.

Një grupi burrash, me xhaketa jeshile, iu dhanë vendet më të mira në stadium, menjëherë pas stolit të Chelsea.

Gjatë ndeshjes, një grup burrash u ngritën në këmbë dhe pozuan. Ata e bënë atë tre herë gjatë 20 minutave të para të lojës.

Ata fillimisht u shfaqën duke lexuar një faqe nga një libër, më pas shikuan orët e tyre, duke kulmuar me larjen e dhëmbëve. Tifozët e tjerë me siguri po pyesnin veten se çfarë po ndodhte.

Tifozët e Chelseat nuk ishin të impresionuar me gjithçka që po ndodhte. Ata e quajtën çdo gjë cirk, ndërsa spektatorët në tribuna u thanë shtatë burrave të uleshin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online