Skena të pabesueshme, tifozeria e PSG-së mbyt në fishkëllima Nejmarin pas golit të tetë!

PSG shpartalloi 8-0 Dizhonin mbrëmë në Ligën 1 franceze. E habitshme? Jo, në fakt, sepse diferencat mes kryesuesve të kampionatit francez dhe pjesës tjetër të kampionatit janë të frikshme.

Nejmar shënoi 4 gola e dha dy asiste: rast për t’i ngritur një monument, apo jo? Këtu nis çmenduria, sepse kur Nejmar shënoi me 11-metërsh golin e tetë të takimit dhe i gjithë stadiumi “Parc des Princes” u shemb nga fishkëllimat e tifozëve. Po, tifozëve të PSG-së!

Megjithatë, shpjegimi është logjik dhe qëndron plotësisht: penalltinë në fund e fitoi Edinson Kavani, i cili kishte shënuar një gol, duke barazuar Zllatan Ibrahimoviçin në krye të listës së shënuesve më të mirë në historinë e klubit, ndërsa me një gol tjetër festonte kryesimin e vetëm.

Nejmar mori topin pa i kërkuar as leje Kavanit, duke shënuar, ndërkohë që Kavani nuk bëri zë, por zëri i tij u ndje, sepse mijëra tifozë në tribuna e bënë të qartë: Nejmar nuk vjen para Kavanit dhe as para klubit, përtej milionave, kontratave dhe premtimeve për trofe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online