E ardhmja e Shvajnit është Amerika

Bastian Shvajnshtajger do të vijojë të luajë futboll dhe ka zgjedhur sërish kampionatin amerikan, sepse sot ka rinovuar me Çikagon.

Kampioni i botës me Gjermaninë kaloi para një viti në futbollin amerikan dhe duket e ka mbetur i impresionuar, sepse e ka quajtur “një moment special në karrierë”.

Tashmë 33 vjeç, Shvajni nuk e ka më shkëlqimin e disa viteve më parë, por ka treguar se të paktën në një kampionat jo të nivelit më të lartë si ai amerikan mund të bëjë gjëra të mira.

Mesfushori ka vendosur të rinovojë, tashmë me një synim madhor: “Dua të vazhdoj atë që nisëm në vitin 2017, vit shumë i bukur dhe special për mua, por që nuk ishte i kompletuar, sepse i mungoi trofeu. Tani dua që të fitoj trofe, për të krijuar diçka të paharrueshme me tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online