Skena të pabesueshme nga Portugalia, arbitri merr në telefon VAR-in dhe anullon penalltinë e Portos

Ndeshja e mbrëmshme mes Portos dhe Aroucas ka prodhuar skena të rralla në futbollin profesionist. Në minutat e fundit të ndeshjes, arbitri i takimit akordon një penallti në favor të Portos pasi sheh një rrëzim në zonë. Por mendimi i tij ndryshon përsëri pas komunikimit me sistemin VAR.

Monitori i VAR-it ka shfaqur probleme teknike, por arbitri ka gjetur një tjetër zgjidhje. Kryesori i takimit ka përdorur aparatin celular për të telefonuar dhomën e VAR-it. Pas konsultimit ka ardhur vendimi për të anulluar penalltinë. Një skenë e pabesueshme që ka bërë menjëherë xhiron e mediave botërore. Ndërkohë Porto arriti të barazonte në minutën e 19 të shtesës, duke e përfunduar takimin me shifrat 1-1./Halit Delibahi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *