Skena e pabesueshme! Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, futbollistët e Portos lënë lojën dhe goli quhet i rregullt për Shakhtarin (VIDEO)

Porto arriti që të fitonte kundër Shakhtar Donetsk në shifrat 5-3 dhe kaloi më tej në fazën me eliminim direkt në Champions League. Një episod vërtet i rrallë ishte goli i barazimit të përkohshëm të miqëve, pasi portugezët shënuan të parët.

Anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje dhe lojtarët e Portos nuk e vazhduan më tej, duke mos mbrojtur. Në atë moment, në minutën e 28, Sikan dërgoi topin në rrjetë. Më pas arbitri ndaloi lojën duke treguar se VAR po shikonte këtë moment dhe goli u quajt i rregullt. Vetë gjyqtari tregoi se e pa sinjalin e asistentit për pozicionin jashtë loje, por vet e konsideroi se nuk e kishte një të tillë dhe nuk donte ta ndalonte sulmin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online