Egnatia ka treguar se është një ekip i denjë për të fituar Superioren. Ekipi i Tetovës ka bërë një përmbysje kampionësh kundër Erzenit. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 4 me Younes.
Kështu do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa Spahiu barazoi në të 58. Erzeni kaloi sërish në avantazh me Zekën në të 74, duke krijuar përshtypjen se do të bënte befasinë.
Por vetëm dy minuta më vonë ishte Montenegro që gjeti barazimin. E në minutën e 79, Ibrahimoglu vulosi fitoren e madhe mes përmbysjes të Egnatias karshi Erzenit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:
Tetova: “Çfarë ndodhi në pjesën e parë? Asgjë, duhet t’i japim meritë rivalit për mënyrën sesi luajtën dhe markimet. Sigurisht që unë e kam thënë më herët që do të ketë disa kurba luhatjesh për lojtarët tanë. Skema e re? Sigurisht që do t’i digjte dikujt, po na djeg ne tani kjo skemë e re si vend i parë se mund të vijë dikush tjetër që me një ndeshje të fiton kampionatin. Por kjo ishte një risi që në fillim të kampionatit dhe jemi të hapur ndaj risive, të shohim tani, me rëndësi është që të mbajmë kështu vazhdimësinë”.