Kategoria e Parë/ Bylis dhe Elbasani fitojnë për të nisur rrugën drejt Superiores, Flamurtari nuk ia del me Besën

Bylis dhe Elbasani kanë arritur që të fitojnë takimet e tyre në Kategorinë e Parë. Bylis fitoi me shifrat 2-0 kundër Vorës. Souza shënoi në minutën e 34 dhe në minutën e fundit ishte Lajthia që solli qetësinë.

Ndërkohë Elbasani ia ka dalë edhe me 10 lojtarë kundër Burrelit në transfertë. Pere u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38, por Karakaci shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 65. Të dy këto ekipe kanë nisur shkëputjen nga ndjekësit dhe janë më afër Superiores. Nga krahu tjetër, Flamurtari dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online