Skema e Kategorisë së Parë, një dështim i ri

20 ekipe të ndara në dy grupe, vetëm dy skuadra që ngjiten, një prej tyre mesa duket Tirana. Skema e Kategorisë së parë kërkon përfundimisht një reflektim më vete. Sistemi gjithëpërfshirës jo vetëm që nuk e ka ndihmuar këtë kategori, por përkundrazi ka rrënuar cilësinë, objektivat, motivimin, pagesat e lojtarëve dhe projektet. Imagjinoni nëse luani në një ligë ku nga 10 ekipe vetëm e para përfiton diçka. Imagjinoni tani që nëse të njëjtën ligë me ju ka ndonjë emër si Tirana. Edhe ekipet që duan të investojnë diçka nuk gjejnë motivin e duhur sportiv për ta bërë. Edhe ata që tentojnë, më pas dorëzohen. Si zgjidhet?

E para, Kategoria Superiore dhe ajo e Parë duhet të jenë në sinkron me njëra-tjetrën. Ndoshta dhe skema e Kategorisë së Parë me 10 ekipe dhe me 3 faza duhet riparë. Sigurisht që e gjitha kjo nuk mund të bëhet për sezonin pasardhës, sepse ndryshimi i strukturave të garës bëhen të paktën 2 vite më parë. Një sistem i mundshëm mund të jetë 12 ekipe në Superiore me 3 faza (në fazën e tretë ka një kombinim çiftesh që drejt fundit luajnë të gjithë kundër njëri-tjetrit me objektivat përkatëse, skemë e përdorur me sukses në sukses në Shqipëri në fundin e dekadës ë shkuar) dhe njëkohësisht dhe Kategoria e Parë të ketë 12 skuadra. Dy që dalin direkt dhe 2 që bëjnë play-out, e mban të ndezur garën në Superiore dhe motivon minimalisht 5-6 ekipe që të investojnë në Kategorinë e Parë me shpresën se së paku do jenë në katërshen që do ketë potencial për t’u ngjitur.

Kështu, hendeku dalëngadalë do zbutej dhe diferencat mes kategorive nuk do ishin kaq të mëdha.

Sot Kategoria e Parë është shndërruar në një kampionat pa motiv, ku synimi i vetëm momental është kapja e 5 vendeve të para, për t’ia futur gjumit në play-off. Klubet kanë hequr dorë në pamundësi teknike për të shpresuar, rrogat janë ulur dhe nga tani e deri në maj me siguri duke mos pasur objektiva do flitet më shumë për futboll jashtë sesa brenda fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online