Skautë nga Interi, Premier League dhe Greqia! Ernest Muçi ka shansin e madh të karrierës sot, duhet t’iu prishi planet e udhëtimit

Një ndeshje e madhe do të zhvillohet në ditën e sotme në Poloni. Legia e Varshavës, ekipi me më shumë emër do të përballet me Rakow të vendit të parë. Ndjekësia më e afërt e këtyre të fundit është Legia, e cila ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë më pak se Rakow. Në këtë takim do të ketë skautë nga klubet më të mëdha në Europë. Mediat polake kanë zbuluar se skautë të Interit, Southamptonit, Bolognas, por edhe nga Sllovakia e Greqia do të jenë në stadium.

Ky është shans i madh për Ernest Muçin që po kalon formë fantastike te Legia dhe pritet që të jetë sërish nga minuta e parë. Tre emrat më të përfolur te Legia që kanë ngjallur interesin e skatuëve janë Maik Nawrocki, Bartosz Slisz dhe Kacper Tobiasz. Megjithatë Muçi e ka fatin në këmbët e tij dhe mund të rrëmbejë të gjithë vëmendjen, për t’iu ndryshuar planet, sot është dita e vetme ku mund të bëhet hapi i madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online