Ashtu siç e do edhe tradita, në mbyllje të Lojërave Olimpike ishte koha e maratonës. Por kur pritej që ky organizim të mbyllej në mënyrën më të mirë, vjen veprimi skandaloz dhe i turpshëm i atletit francez, Morhad Amdouni. Asnjë mesazh për të përcjell nëpërmjet sportit dhe shumë i dënueshëm nga të gjithë personalitetet e njohura. Në mesin e garës, teksa po kalohej një tavolinë ku ishin vendosur shishe uji për të gjithë konkurrentët që të shuanin paksa etjen nga rruga e gjatë që po përshkruanin, Amdouni i ka befasuar të gjithë.
Atleti francez ka marrë një shishe uji për veten e tij dhe më pas ka derdhur të gjitha të tjerat që gjendeshin në tavolinë. Kështu i hiqte mundësinë të gjithë rivalëve që vinin pas tij që të të shuanin etjen për të siguruar sadopak lënien e tyre mbrapa në renditje. Por as ky veprim skandaloz nuk e ka shpëtuar francezin që mori vetëm vendin e 17. /Sport Ekspres/
?????????????????????????????????????????17??????????????????????????? pic.twitter.com/hSbOy3aOTG
— ???????? (@kotaniguchi) August 8, 2021