Skandali vjen sërish në Itali/ Igli Tare akuzohet si pronar i kompanisë “Top Bast”, hetohet edhe për blerjen e Vedat Muriqit

Hetimet e një grupi kriminal italian të basteve ilegale në Itali kanë nxjerrë një mafioz që ka negociuar me vëllain e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, për të marrë kompaninë e basteve “Top Bast”. Gjithçka ka nisur me hetimin e Gico dello Guardia di Finanza që nëntor të 2018 arrestoi 22 persona të lidhura me klanet e fuqishme Capriati dhe Parisi.

Ky hetim nxjerr në dritë aleancën mes mafies siciliane, klanin Ndrangheta për të investuar në një rrjet dyqanesh bastesh, që lidhet me Italinë dhe jashtë saj. “La Repubblica” ka sjellë në ditën e sotme sërish në vëmendje çështjen se Igli Tare dhe vëllai i tij, Genti Tare, zotëronin aksionet me 100% të Top Bast. Kompania ishte e regjistruar në emër të Erma Bajramit, por sipas hetimit ishte thjeshtë një “figurë”.

Urdhëri i nënshkruar i prokurorit dëshmon se Top Bast i përket Genti dhe Igli Tares. Dyshimet e hetimeve kishin një seri të kontakteve mes Genti Tares dhe një prej mafiozëve që kërkonte blerjen e Top Bast. Këtu preket edhe Igli Tare pasi një drejtor sportiv nuk mund të jetë pronar i një kompanie bastesh. Hetimi ka përfshirë edhe blerjen e Vedat Muriqit. Sulmuesi i marrë nga Fenerbace erdhi në kryeqytet me vlerën 17.5 milion euro dhe përfshiu 4 ndërmjetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *