Skandali/ Presidenti që mori Sadikun dhe Baren, çonte me pushime luksi fëmijët me lekët e Malagas

“Makina luksoze, udhëtime të shtrenjta, shtëpi dhe një jetë si në përralla”. Kështu kanë shkuar lekët e Malagas në duart e Al-Thanit, që nuk janë përdorur nga klubi, por kanë shkuar te fëmijët e njeriut që do e drejtonte për 5 vite.

Kjo skuadër shumë vite më parë ka qenë konkurrente dinjitoze edhe në “Champions League”, ndërsa në këtë kampionat po diskutonte edhe mbijetesën. Pikërisht në ekipin ku luan Keidi Bare dhe Armando Sadiku, që janë marrë nga Malaga që drejtohej nga Al-Thani. Por tashmë ky i fundit është larguar nga drejtimi i skuadrës për krime me administrimin e padrejtë dhe pastrim të parave. Ky ka qenë raporti i nxjerrë nga policia, ndërsa sasi të mëdha parash të klubit shkonin për tekat e familjes Al-Thani.

Në një rast familja është larguar në Londër, e më saktësisht në hotelin Dorchester. Atje pagesa arrin deri në 40.000 euro, por nuk mbaron me kaq. Fëmijët do të qendronin shumë dhe për shkak të vonesës për kthimin, u përdor një fluturim çarter që kushtonte 23.700 euro dhe që ishin po para të përdorura nga klubi. Si këto raste ka pasur shumë në bilancin ekonomik që është bërë, ndërsa e fundit, por jo nga rëndësia, është fakti që Al-Thani kishte 23 fëmijë nga 3 gra të ndryshme. Tashmë gjithçka e merr një kuptim se përse po diskutohej falimentimi i klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online