Rregulla të pakuptimta! Vetëm sa shkatërrohet futbolli, në Spanjë ka paradoks të madh për “Champions League”

“Nuk do të luhet me tifozë ndeshja Valencia-Atalanta për të mos përhapur Koronavirusin”, kështu u tha para nisjes së kësaj ndeshje. Vetëm një përballje më tepër që do të luhej në një stadium të boshatisur, pasi këtë vendim e kanë marrë edhe në shumë vende të tjera.

Por çfarë po fitohet realisht nga vendosja e “drynit”? Vetë Jurgen Klop do të shprehej pak më parë se virusi nuk ndalohet së përhapuri me këto masa të rrepta nga futbolli. Faktin e gjeni në Spanjë, atje ku para stadiumit “Mestalla” janë grumbulluar shumë tifozë të Valencias.

Distanca me më shumë se një metër as që nuk shihet dhe çohet ndërmend, pasi janë krahë njëri-tjetrit për të mbështetur skuadrën e tyre. Në këtë situatë të paraqitur, është vërtet një paradoks i madh sesi kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, ndërsa jashtë saj, janë grumbulluar të gjithë mbështetësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online