Skandali në Premier League/ Paqueta u kishte thënë njerëzve të afërt që do të merrte karton të verdhë ndaj Aston Villës, të gjithë shkuan në pikat e basteve

Një skandal i madh tronditi Premier League! Federata e Futbollit të Anglisë ka nisur një hetim kundër yllit të Ëest Ham, Lucas Paqueta për shkelje të rregullave të basteve. Javët e fundit është spekuluar se ky futbollist është afër kalimit te Manchester City. Qytetarët ishin pranë nënshkrimit, por negociatat u ndërprenë papritur për “arsye konfidenciale”.

Mediat angleze zbulojnë se braziliani është përfshirë në një skandal bastesh dhe për këtë arsye City ka hequr dorë nga transferimi. Ai dyshohet se ka paguar një shumë të madhe parash në një pikë basti, nëpërmjet njerëzve të afërt nga Brazili,

Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Aston Vilës në 12 mars të 2023, ndërsa basti i vendosur ishte ndëshkimi me karton të verdhë i Paqueta. Investimet kanë qenë maksimale në këtë lloj basti dhe është vënë re se ka pasur shumë njerëz që kanë vendosur shuma të mëdha që Paqueta të ndëshkohej me karton të kuq. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *