Nga Klaudio Ndreca
Një skandal është raportuar nga Franca, atje ku policia ka arrestuar lojtarin e Ligue 1 që është pjesë e Angers, Farid El Melali. Algjeriani bëhet pjesë e medias në mënyrë negative në këtë kohë të pandemisë, për një shkak të rrallë.
Kështu raportohet se futbollisti ishte duke masturbuar në kopshtin e tij, teksa po shihte komshijen në katin e parë. Policia e ka marrë në pyetje 22-vjeçarin, pas ankesave që erdhën nga fqinjët. Kjo nuk ishte hera e parë që kishte ndodhur një gjë e tillë dhe për këtë arsye çështja ka shkuar deri në këtë pikë. Avokatja e tij, Sandra Chirac-Kolrrik është munduar të mbrojë klientin e saj duke thënë se nuk po tregohej agresiv. Akuza që po përballet Farid El Melali është ekpsozimi i pahijshëm në publik. /Sport Ekspres/