Skandali/ Mbrojtësi i Lacios i la ndeshjen Milanit? Acerbi qesh se humbi në fund, lojtari tjetër i Lacios i ulëret në fytyrë

Një skenë tërësisht e paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen mes Lacios dhe Milanit, që përfundoi me shifrat 1-2. Goli i fundit që vendosi historinë e këtij takimi erdhi nga Tonali, në shtesë. Në të dy golat e pësuara nga kryeqytetasit ishte Acerbi që bëri gabime.

Por në golin e dytë që vendosi edhe historinë e këtij takimi, limitet u tejkaluan. Acerbi i lë të gjithë terrenin e hapur Milanit për të shënuar golin e fitores. Teksa topi ka shkuar në rrjetë në minutën e 93, Acerbi qesh.

Kjo e ka acaruar së tepërmi edhe shokun e tij të skuadrës, Mariusic, që i ka ulëritur në fytyrë duke i treguar se ishte faji i tij. Por nga ana tjetër Acerbi nuk shfaq asnjë shenjë pendimi apo mërzitje. Në rrjetet sociale po aludohet jo pak se mbrojtësi i Lacios e la vetë këtë fitore të Milanit nisur nga kjo sjellje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *