SKANDALI/ Ilir Daja sulmohet fizikisht në Kosovë, një çmenduri e madhe po ndodh me trajnerin e historisë

Situata në Kosovë ka degjeneruar me Ilir Dajën. Sikur të mos mjaftonin deklaratat e shumta kundër këtij trajneri, tani është kaluar në nivel tjetër. Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit në Fadil Vokrri, Ilir Daja është sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Për këtë arsye ka ardhur edhe një reagim nga faqja zyrtare e Ballkanit për trajnerin e historisë që po arrin gjithçka me skuadrën shqiptare.

“Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen naj Prishtinës.

Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.

Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.

Fc Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.

Puna e madhe e Fc Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellur dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online