Skandalet e futbollit në Turqi nuk kanë së përfunduari! Këtë herë në ndeshjen derbi mes Trabzonspor dhe Fenerbaçe atje ku do të vendosej për ekipin që do të kalonte në vendin e parë. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por vendasit përmbysën gjithçka edhe falë ndihmës së arbitrit.
Gjyqtari kryesor vendosi për ndëshkimin me karton të kuq të Kim Min Jae pas 23 minutash, duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Menjëherë do të niste edhe përmbysja e takimit, por te Fenerbaçe janë të sigurt se arbitri mbajti ndjeshëm në favor të Trabzonspor.
Teksa skuadra me yllin Mesut Ozil do të kthehet në shtëpi, tifozët e ekipit e pritën për t’i duartrokitur në padrejtësinë e bërë, të paktën në variantin e tyre. Mesut Ozil është shprehur se për sa kohë që mbështetësit e Fenerbaçes janë aty, atëherë askush nuk mund t’i largojë nga vendi i parë. Nga ana tjetër presidenti i klubit, Koç, është shprehur se do të heq kostumin e presidentit dhe do të jetë tifozi i parë në mbrojtje të Fenerbaçes pas ndeshjes së djeshme. /Sport Ekspres/
Sahiplenece?iz, kenetlenece?iz, mücadele edece?iz! pic.twitter.com/HjyHtGgCBa
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 18, 2021