Skandali i madh plas te Anderlehti, arrestohet edhe Van Holsbeeck pas agjentit të Courtois

Një skandal i madh ka plasur në Belgjikë dhe më veçanërisht te Anderlehti. Në këtë skuadër janë duke bërë investigime të shumta për transferimet e kryera, të cilat nuk janë bërë në bazë të rregullave dhe ka shumë detaje të fshehura.

Pak ditë më parë do të ishte agjenti i Courtois, Christophe Henrotay, i cili do të arrestohej për të dhënë llogari rreth transferimeve të kryera te Anderlehti. Më saktësisht bëhet fjalë për një problem që daton herët, me kalimin e sulmuesit serb Aleksandar Mitroviç, nga skuadra e njohur belge te Newcastle.

Por së fundmi është arrestuar edhe ish-menaxheri i Anderlehtit, Herman Van Holsbeeck. Ky i fundit do të japë llogari për lojtarët e marrë në kohën që ishte përgjegjës, duke u pretenduar se ka bërë marrëveshje “poshtë tavolinës”. Avokati i Herman Van Holsbeeck është shprehur në këtë mënyrë për të mbrojtur klientin e tij:

“Klienti im duke qenë një nga ata perona që është përgjegjës për transferimet në Anderlecht në atë kohë, është logjike që ai mund të shpjegojë në lidhje me këtë transferim në veçanti”, do të shprehej avokati Maitre Spreutels. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online