Kur mendon se është prekur fundi, ka gjithmonë më keq. Kështu ka ndodhur me Grasshoppers, klubi rekordmen në Zvicër, me 27 tituj kampionë, që sot ka zbritur matematikisht nga kategoria, për herë të parë në 70 vite histori!
Në një sezon të zi, ku zbritja një kategori më poshtë ishte në horizont prej muajsh, tifozët ultras të Grasshoppers e kanë humbur durimin dhe pas ndërprerjes së ndeshjes kundër Sionit para pak javësh, sot kanë ndalur ndeshjen e luajtur në Lucernë.
Lucerna, që lufton për një vend në Europa League, arriti të kryesonte deri në 4-0, me mesfushorin e Kosovës Idriz Voca që shënoi një gol e dha një asist, ndërsa sulmuesi Demhasaj humbi një penallti.
Pas një ore lojë, tifozët miq u larguan nga tribuna e vet dhe u afruan me rrethimin e fushës, duke u bërë gati të futeshin në fushë.
Mesazhi ishte i qartë: “Përveç portierit austraik Hainc Lindtner, të gjithë të tjerët duhet të largoheni, nga presidenti deri tek lojtarët!”. Megjithatë, fillimisht urdhri ishte i prerë: “Zhvishuni, dorëzoni fanellat dhe pantallonat e shkurtra!”.
Situta rrezikoi të përshkallëzohej në dhunë, ndaj u vendos ndërprerja e ndeshjes dhe lojtarët e Grasshoppers u nënshtruan, duke dorëzuar uniformat.