Skandal te Milani, sherr i paparë në takimin e Mirabelit me agjentin e Gustavo Gomez

Gustavo Gomez është një nga lojtarët që nuk kanë më vend te Milani, por si shumë të tjerë, edhe ai po refuzon largimin, nuk dihen saktësisht arsyet.

Kohët e fundit mbrojtësin paraguaian e ka kërkuar Boka Zhuniors në Argjentinë, por Milani nuk ka ndërmend ta lëshojë as për 5 milionë eurot që ofron Boka, edhe pse e mori falas nga Lanusi në vitin 2016 dhe këtë sezon 24-vjeçari nuk ka luajtur fare te kuqezinjtë.

Kjo gjë ka bërë që tensioni të jetë i jashtëzakonshëm mes agjentit të lojtarit, Augusto Paraha, dhe drejtorit sportiv të Milanit, Masimiliano Mirabeli. Në takimin e fundit të tyre, të hënën, ka pasur debat të ashpër dhe TyC Sports raporton se është përplasur për xhami një karrike dhe gjithashtu është thyer edhe një gotë, e hedhur në nerva e sipër.

Nesër një drejtues i Boka Zhuniorsit do të bisedojë drejtpërdrejt me pronarët kinezë të Milanit, për të gjetur një zgjidhje, sepse Boka ka kohë deri të enjten për merkaton. Ndërkaq, në garë për Gomez është edhe Fenerbahçe, që pret me qetësi, sepse merkatoja në Turqi ka ende shumë ditë afat për t’u mbyllur.

Bonuçi, Romanjoli, Musakio e Zapata janë qendërmbrojtësit e preferuar nga Gatuzo, i cili e ka bërë të qartë se Gomez dhe Paleta nuk janë në planet e tij, por tashmë mbetet për t’u parë si do shkojë kjo histori, sepse Milani i kërkon Bokas 7 milionë euro, shfër që e ofron Fenerbahçe, por Gomez nuk pranon të shkojë në Turqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *