Lushnja nuk mundi që të qëndronte në Superiore duke u rikthyer në Kategorinë e Parë, pas vetëm 1 sezoni. Një paraqitje mjaft e dobët e myzeqarëve, të cilët u renditen në vendin e fundit dhe në dy fazat e dyta mundën që të merrnin shumë pak pikë, edhe pse futbollistët tentuan që të bënin mirë.
Gjithsesi, kur duhej të mendoje për përgatitjet për edicionin e ri, gjërat nuk po shkojnë mirë te Lushnja. Burime për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se lojtarët dhe stafi teknik kanë dy muaj pa u paguar dhe kjo gjë ka vënë në pikëpyetje dhe edicionin e ri. Një situatë aspak e mirë, pasi situata mund të shkojë në gjyqe, që do e ndërlikonin situatën në klubin e verdhjeshilëve. Lojtarët dhe disa nga anëtarët e stafit teknik kërkojnë që të shlyhen të gjitha detyrimet e tyre. Mësohet se vetëm pak futbollistë kanë arritur që të marrin vetëm pagën e majit dhe më pas asgjë. Një situatë absurde, pasi Lushnja ka qenë një skuadra që ka pasur pagat ndoshta më modeste në elitë e futbollit shqiptar. Praktikisht lojtarët nuk janë likuiduar për muajt maj dhe qershor, me përjashtim të shumë pak lojtarëve që e kanë marrë muajin majë, por dhe dy trajnerëve.
Tifozeria myzeqare është shprehur në disa raste mjaft e zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës, por dhe nga fakti se Bashkia nuk po bën asgjë për ta privatizuar klubin. Normalisht që nëse problemet financiare do të degradojnë, do të ndërlikoheshin shumë procedurat për privatizim. Në të tilla kushte kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë, edhe pse gjasat janë që kjo zvarritje të vazhdojë.