Skandal/ Organizonte orgji me paratë e Federatës, xhaxhai denoncon presidentin e Federatës Spanjolle

Një ngjarje skandaloze ka dalë në dritë në Spanjë. “El Mundo” ka publikuar një informacion që pritet ti sjellë telashe presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Sipas medias në fjalë, xhaxhai i Luis Rubialesit e akuzon këtë të fundit për shpërdorim të fondeve të institucionit që drejton.

Ai bën me dije se Rubiales organizontë orgji me femra duke përdorur paratë e Federatës Spanjolle të Futbollit. Ndërkohë, xhaxhai i Rubialesit më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Federatës. Gjithçka mbetet ende në fazën e akuzave, të cilat nëse provohen të vërteta, atëherë mund të sjellin pasoja për Luis Rubialesin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *