Skadon afati i borxhit, Milani kërkon dëshpërimisht zgjidhje

E ardhmja e Milanit në dyshim, ndërsa te kuqezinjtë shpresojnë një zgjidhje të minutës së fundit. Presidenti i “Djallit”, Yonghong Li ndodhet në Londër, në kërkim të një zgjidhje për riorganizimin e klubit kuqezi.

Takime për ofertat

Aksionisti kinez ka marrë pjesë në disa takime me institucione bankare, ndërsa paralelisht po studion së bashku me këshilltarët e tij edhe ofertën e Roko Komisos dhe atë të familjes Rikets për shitjen e Milanit. Pronarët kinezë kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejt, edhe sepse nesër (të premten) përfundon edhe afati për kthimin e borxhit me vlerë 32 milionë euro nga Fondi Eliot, që shërbyen për rritjen e kapitalit të klubit.

Skenarët e mundshëm

Nëse paratë nuk do të rimbursohen deri në ditën e nesërme, prej së hënës Fondi Eliot mund të ekzekutojë detyrimin kontraktual, sipas të cilit bëhet pronar i klubit kuqezi. Pronarët kinezë po punojnë që kjo të mos ndodhë, ndërsa shitja e Milanit te Roko Komiso ose te familja Rikets do të ishte zgjidhja e minutës së fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *