“S’ka goditur njëherë portën”, ish-futbollisti i Juventusit ironizon mesfushorin: Edhe unë do gjuaja nga mesi fushës për t’a provuar

Juventusi i Sarrit nuk ka bindur shumë këtë sezon, ku kritikat e tifozëve nuk kanë munguar. Megjithëse ndërprerja e kampionatit i gjeti në krye të tabelës në Serie A, sërish loja e bardhezinjve çalon disi. Në krahun e kritikuesve del edhe ish-futbollisti i Juventusit, Lazios dhe Napolit, Di Canio, i cili tregon për mikrofonin e “Sky Sport“ se problemi është mesfusha, që bën një lojë të rrafshët dhe monotone. Gjithashtu ka kryqëzuar edhe blerjen e verës së “Zonjës së vjetër“, Rabiotin. Di Canio thekson se francezi ka 23 paraqitje me fanellën e Juves dhe ende nuk ka goditur një herë, ndërsa ironizon se do të gjuante qoftë edhe nga mesfusha sa për ta provuar ndjesinë.

“Në rrafshësinë dhe monotoninë e lojës në mesfushën e Juventusit, Ramsey ka zgjidhur shumë probleme për Sarrin, i cili thyen skemat. Nuk është një fenomen, por i përshtatet, është zgjuar dhe shënon, asiston. Me Lyon, një lojë të sheshtë, Juve krijon dy rastet e vetme me hyrjen e tij. Rabiot prek topin jashtë zone. Ka 0 gola në 23 paraqitje, si dhe 0 goditje në portë në 23 paraqitje. Edhe unë gjuaj nga mesfusha një herë për të provuar”, ka thënë Di Canio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online