Sjellja e tifozëve në Partizani-Tirana, Policia del me njoftim dhe tregon se kush e pësoi: Nisi procedimi për ta

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Disa tifozë janë proceduar për shkak të sjelljes së tyre gjatë ndeshjes. Vlen të theksohet se takimi u ndërpre 5 herë për shkak të hedhjes së lëndëve piroteknike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja.

Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes”, shkruhet në njoftim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online