E pazakontë/ Humbi 7-0 me Liverpul! Shihni sesi trajneri i Man Utd i poshtëron lojtarët një ditë pas ndeshjes: Uluni dhe shihni sesi festojnë ata në 7 golat

Manchester United ka humbur me shifrat 7-0 ndaj Liverpulit. Një goditje e madhe për “djajtë e kuq”, një goditje e madhe edhe për historinë e tyre. Ten Hag ka marrë menjëherë një vendim për mënyrën sesi do të komunikojë me lojtarët pas kësaj disfate.

Një ditë pas ndeshjes, Ten Hag ka vendosur të mbledhë lojtarët dhe t’i poshtërojë ata. Futbollistët janë ulur dhe duhej që të shihnin dhe dëgjonin nëpërmjet pamjeve sesi lojtarët e Liverpul festuan në të 7 golat.

Disa prej tyre u skuqën nga turpi dhe poshtërimin duhej ta duronin edhe fituesit e Champions League si Casemiro dhe Varane. Gjithashtu Ten Hag u tregoi se në rast se do të tregojnë mungesë dëshire edhe në një ndeshje tjetër, atëherë disa futbollistë do të kalojnë në ekipin e dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online