Chelsea është përfundimisht në një situatë kaotike dhe ndodhitë që do të vijnë nga blutë në këto orët e fundit të merkatos, do të jenë të një tjetër niveli dhe të padëgjuara më parë. Kjo për shkak se Chelsea ka më shumë se 40 lojtarë në skuadër dhe ka shumë pak kohë për t’i larguar nga ekipi.
Mes tyre është edhe Sterling. Për shkak se lojtari kërkon të qëndrojë në Premier League dhe nuk dëshiron largimin nga Anglia, situata bëhet më e vështirë. Sterling ka një rrogë të madhe prej 350 mijë eurosh në javë dhe për shkak të kësaj, ekipet e Premier League nuk e përballojnë dot koston.
Por Sterling është jashtë projektit të Maresca dhe çudia e madhe vjen tani nga blutë që janë gati të ndihmojnë rivalin e tyre, Arsenalin. Sipas raportimeve të fundit, Chelsea do të dërgojë në huazim Sterling te Arsenali dhe do t’i paguajë atij gjysmën e rrogës, në mënyrë që ta “heqin qafe” dhe topçinjtë ta kenë më të lehtë për ta marrë në skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/