Lacio po ndodhet në një moment kritik. Kjo skuadër ka krisje që vjen nga kupola drejtuese, teksa Igli Tare ka mos marrëveshje me presidentin Lotito. Përplasjet e tyre janë zbuluar edhe në publik, me kreun e lacialëve që po i kufizon gjithmonë e më tepër fuqitë Tares.
Largimi i Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinës kanë sjellë një situatë të pazakontë në klub. Lacio ka nisur stërvitjen për sezonin e ri, por për herë të parë nuk ka asnjë portier që shihet si titullar për sezonin e ardhshëm. Klubi po vonon ende përforcimet sa i përket lojtarëve që do të zëvendësojnë Strakoshën dhe Reinën. /Sport Ekspres/