Situata te Partizani, Ylli Aga u kujton rastin që jep shpresë: Barcelona e Rijkard kishte rezultate negative në 14 javë, pastaj mori 20 fitore radhazi

Partizani ndodhet në një moment të keq në Superiore, teksa është ende në kërkim të fitores së parë. Të kuqtë janë në krizë rezultatesh, ndërsa drejtuesit kanë vendosur që të vazhdojnë sërish me Ilir Dajën. I ftuar në “Breaking” në “Top Neës” ishte Ylli Aga që ka bërë një krahasim të kësaj situate të vështirë me Barcelonën e Rijkard.

“Më pëlqen që të kujtoj një rast të vitit 2003-2004. Ishte Barcelona e Rijkard që vazhdoi në 14 javë me rezultatet negative dhe çdo javë po shtyhej shkarkimi i trajnerit. Pastaj erdhën 20 fitore radhazi dhe të gjithë jemi dëshmitar se çfarë arriti skuadra me Rijkard në drejtim. Nuk e di nëse është dhe ky rasti i Partizanit, por ka vlera dhe kur të marri një fitore, do të çlirohet në aspektin psikologjik”, ka thënë Aga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online