Situata meteorologjike, ankth përpara “Superclasico”-s

Rreshjet e shiut dhe përmbytja e fushës në stadiumin mitik “Bombonera”, bën që dueli i shumëpritur ndërmjet Boka Zhunjors dhe River Plejt të mos luhej të shtunën. Finalja e Kupës Libertadores thjesht nuk mund të luhej. Nuk ishin kushtet për një duel kaq të zjarrtë. Për rivalitetin dhe spektaklin e jashtëzakonshëm që ekziston në fushë dhe në tribuna.

Paraprakisht, CONMEBOL vendosi që takimi të shtyhej për këtë të diel. Në orën 20:00, që spektakli i një sfidë me përmasa gjigande të shijohej mbi të gjitha edhe në Europë. Por, edhe kjo hipotezë duket shumë e vëshirë të realizohet.

Meteorologët në Buenos Aires kanë parashikuar se rreshjet shiut do të vazhdojnë, madje ato do të kenë intensitet edhe më të madh gjatë të dielës. Sipas parashikimeve, moti pritet të përkeqësohet edhe më tepër. Kjo duket se e bën të pamundur që “Superclasico” të luhet. Në situatën e krijuar, organizatorët e turneut të barazvlefshëm me Champions-in në Europë të mendojnë shtyrjen e ndeshjes për fundjavën e ardhshme.

Fillimisht u mendua, që sfida ndërmjet Boka Zhunjors dhe River Plejt të programohej për të dielën e ardhshme në orën 20:00 (me orën shqiptare), ndërsa së fundmi hipoteza më e mundshme është që ndeshja të luhet të shtunën, në orën 21:00. Tashmë të gjithë janë me sy dhe veshë në Argjentinë, për vendimin përfundimtar. Ankthi për “Superclasico”-n është në nivelet maksimale. Rreshjet e shiut thjesht “nxehën” edhe më tepër pritshmërinë për duelin e Shekullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *