Situata e pazakontë te Chelsea, familja Ricketts bëri ofertën për t’i blerë klubin Abrahmovic dhe e tërhoqi për shkakun e një emaili në 2019

Dita e djeshme u caktua si afati i fundit për dorëzimin e ofertave për blerjen e Chelseat. Roman Abramovich tani ka vetëm tre oferta, megjithëse ishin katër, por familja Ricketts e tërhoqi ofertën vetëm disa orë pasi e dërgoi atë. Sipas The Sun, arsyeja është e pazakontë.

Në një deklaratë nga kompania që udhëhoqi transaksionin, Tom Rickets tha se në procesin e finalizimit të propozimit, u bë gjithnjë e më e qartë se disa çështje nuk mund të zgjidheshin për shkak të dinamikës. “Ne me të vërtetë e admirojmë Chelsean dhe tifozët e saj dhe i urojmë pronarëve të rinj gjithë të mirat”, tha Rickets.

Deklarata ishte e shkurtër dhe pa shumë detaje, por burimi i cituar pretendon se ajo që mund t’i kishte larguar miliarderët amerikanë do të ishte fakti që tifozët londinez nuk mund të falnin disa nga veprimet e mëparshme të Rickets.

Në vitin 2019, disa informacione u zbuluan nga një e-mail në të cilin ai thoshte se muslimanët janë armiqtë e tij. Tifozët nuk e tolerojnë një diskriminim të tillë, madje pak ditë më parë kanë protestuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *