Vitin e kaluar Lionel Messi deklaroi hapur për “The Goal” se dëshironte largimin nga Barcelona, por u pengua nga drejtuesit. Katalanasit menduan se pas një viti Lionel Messi do të ndryshonte mendim dhe ia arritën. Gazeta spanjolle “SPORT” deklaron se është arritur akord total mes 6 herë fituesit të Topit të Artë dhe kryesisë së klubit.
Argjentinasi do të përfitojë një pagë 50% më pak se vitin e kaluar, por kjo shifër konsiderohet përsëri e lartë për La Ligan, si pasojë e COVID-19 dhe për këtë arsye presidenti Laporta do të duhet të ulë pagat e të gjithë lojtarëve. Për momentin Lionel Messi ndodhet me pushime në Ibiza dhe pritet të firmosë një kontratë 5 vjeçare me Barcelonën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/