Situata e çuditshme në klubin e La Liga! Kanë të punësuar dy trajnerë, Lopetegui do të drejtojë ndeshjen me Dortmundin mes…poshtërimit

Sevilla në fillim të sezonit të ri ka zhgënjyer tifozët e saj pasi pas shtatë javëve në La Liga, kjo skuadër ka vetëm një fitore. Për këtë, pritej që drejtuesit e Sevillas të hidhnin disa hapa konkretë për ndryshimin e situatës dhe siç ndodhin zakonisht në situata të tilla, trajneri të shkarkohej.

Prej ditësh spekulohet se Julen Lopetegui është shkarkuar, por shumë janë habitur nga vendimi tepër i çuditshëm i drejtuesve të Sevillas, që kanë nënshkruar me Jorge Sampaolin pa shkarkuar zyrtarisht Lopetegui.

Sampaoli pritet që të jetë në stolin e Sevillas për ndeshjes e së shtunës me Athletic Bilbao. Ndërkohë poshtërimi vazhdon për Lopeteguin që duhet të drejtojë ndeshjen ndaj Dortmund në Champions League, megjithëse e di që është i larguar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online