Situata e çuditshme e Vedat Muriqit, goleadori i stërvitjeve që shndërrohet në fushë

Vedat Muriqi vazhdon të vuajë mungesën e golit me fanellën e Lacios. Në ato minuta që i ka dhënë Inzagi, sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të tundë për herë të parë rrjetën me bardhekaltrit. Italia nuk po rezulton e lehtë për “piratin”, që ende nuk ka “plaçkitur“ Lacios. Lojtari gjendet në një situatë të çuditshme në karrierën e tij, ku po lufton me kohën për të lënë gjurmët në këtë aventurë të re.

Nëse në lojë i mungon goli, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në ndeshjet stërvitre të bardhekaltërve. Muriqi shënon vazhdimisht dhe jep sinjale të forta për trajnerin Inzagi, që e cila ka ndodhur edhe në seancën e sotme, duke qenë autori i disa golave. Por shpërthimi shpejt shuhet, teksa ndeshjet zyrtare duket se e shndërrojnë sulmuesin shtatlartë, që në takimet e luajtuara këtë sezon ka qendruar në hije dhe nuk ka bërë dot diferencën për Lacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online